Supervizimi i punimeve të ndërtimit të Qendrës Artistike Turbina. Projekti përfshiu mbikëqyrjen e të gjitha fazave të ndërtimit, nga punimet për ndërtimin e sallës kryesore deri te përfundimi i fasadës dhe shkallëve të emergjencës. Mbikëqyrja u fokusua në garantimin e cilësisë së ndërtimit, respektimin e projektit arkitektonik dhe përgatitjen e hapësirave për funksionimin artistik, duke kulminuar me mbikëqyrjen e përgatitjeve për shfaqjen e parë.


