Mbikëqyrje dhe kolaudim punimesh për objektin: Centrali i Energjisë Elektrike Fotovoltaike BLUE 1 50MW, në Sheq Marinas, Fier. Projekti përfshiu mbikëqyrjen e të gjitha fazave të instalimit të paneleve fotovoltaike, strukturave mbajtëse, lidhjeve elektrike dhe inverterëve, si dhe kolaudimin përfundimtar të sistemit për të verifikuar funksionalitetin, sigurinë dhe përputhshmërinë me specifikimet teknike dhe standardet për centralet fotovoltaike.


