Studim-projektim për rikonstruksionin e Poliklinikës së Specialiteteve në Elbasan. Projekti përfshiu hartimin e dokumentacionit teknik dhe të detajeve të zbatimit për rikonstruksionin e plotë të objektit, duke përfshirë fasadën, ambientet e brendshme dhe riorganizimin funksional të hapësirave. Projektimi u fokusua në përmirësimin e kushteve për shërbimin ndaj pacientëve, modernizimin e infrastrukturës dhe përshtatjen me standardet bashkëkohore për objektet shëndetësore.


