Supervizim i punimeve për ndërtimin e sheshit të magazinimit, i cili përfshin një strukturë metalike me sipërfaqe të përafërt 5,220 m². Projekti përfshin mbikëqyrjen e të gjitha fazave të ndërtimit: punimet për themelet, ngritjen e konstruksionit metalik, dhe instalimin e paneleve sanduiç në çati, duke siguruar zbatimin e saktë të projektit dhe respektimin e normave të sigurisë.


