Studim-projektim për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në Zonën Industriale (ish-Rezervat e Shtetit - Ura e Hanit), linjës së dërgimit, dhe ndërtimin e kanalizimeve të ujërave të ndotura në Zonën ish-MCR, Rr. Gaqi Gjika, Bashkia Berat. Projekti përfshiu hartimin e dokumentacionit teknik, modelimin 3D të rrjetit dhe terrenit, projektimin e linjës së dërgimit të ujit, si dhe infrastrukturën për grumbullimin dhe largimin e ujërave të ndotura në zonat e përcaktuara, duke siguruar zgjidhje optimale për furnizimin me ujë dhe kanalizimet.


