Mbikëqyrje e aktiviteteve ndërtimore për projektin: Godinë polifunksionale (hoteleri, shërbim dhe banim) Book Building, me 4, 5, 9, 11 dhe 21 kate dhe 3 kate parkim nëntokësor, në rrugën 28 Nëntori dhe rrugën Abdi Toptani, në Tiranë. Projekti përfshiu mbikëqyrjen e punimeve ndërtimore si dhe përgatitjen e detajeve të zbatimit, duke përfshirë elementët karakteristikë të fasadës si sahati dhe xhami plazza. Mbikëqyrja u fokusua në garantimin e zbatimit të saktë të projektit arkitektonik dhe respektimin e standardeve të ndërtimit për një godinë polifunksionale.


