Mbikëqyrje e aktiviteteve ndërtimore për projektin: Godinë polifunksionale "West Residence" me 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8 dhe 9 kate dhe 4 kate parkimi nëntokësor, në rrugën "Ibrahim Rrugova", në Tiranë. Projekti përfshiu mbikëqyrjen e punimeve ndërtimore si dhe përgatitjen e detajeve të zbatimit, duke përfshirë fasadën e objektit, pamjet ballore dhe ambientet e brendshme. Mbikëqyrja u fokusua në garantimin e zbatimit të saktë të projektit arkitektonik dhe respektimin e standardeve të ndërtimit për një godinë polifunksionale banimi.


