Mbikëqyrje e aktiviteteve ndërtimore për projektin: Rainbow Center, godinë polifunksionale me 7 dhe 8 kate dhe 5 kate parkim nëntokësor, në rrugën Vaso Pasha dhe rrugën Pjetër Bogdani, në Tiranë. Projekti përfshiu mbikëqyrjen e punimeve ndërtimore si dhe përgatitjen e detajeve të zbatimit, duke përfshirë fasadën, hyrjen kryesore dhe ambientet e brendshme të objektit. Mbikëqyrja u fokusua në garantimin e zbatimit të saktë të projektit arkitektonik dhe respektimin e standardeve të ndërtimit për një godinë polifunksionale.


