Supervizim dhe testim i punimeve për ndërtimin e linjës së lidhjes me rrjetin energjetik 35 KV (2.8 km), nënstacionin e Topojës 20 MW (35 KV) dhe fermën fotovoltaike 6 x 2 MW. Projekti përfshiu mbikëqyrjen e instalimit të paneleve fotovoltaike, panelit të kontrollit të impiantit, si dhe punimeve ndihmëse si shtrimi i rrugës hyrëse për në impiant. Testimet u fokusuan në verifikimin e funksionalitetit të sistemit dhe përputhshmërinë me specifikimet teknike për lidhjen me rrjetin energjetik kombëtar.


