Inspektim dhe vlerësim i konformitetit të pajisjeve elektrike për OSSHEE, duke përfshirë matjen e fushës elektromagnetike në nënstacione dhe në kabinat e transformatorëve. Projekti përfshiu inspektimin vizual dhe teknik të pajisjeve, verifikimin e lidhjeve të qelave, kontrollin e transformatorëve dhe bombulave për mbrojtje nga zjarri (MNZS), si dhe kryerjen e matjeve të fushës elektromagnetike për të siguruar përputhshmërinë me standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë.


